Europa në alarm nga përmbytjet 3 viktima në Austri dhe Çeki

  • 9 years ago
PRAGE/SALZBURG- Përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar një gjendje emergjence në disa pjesë të Europës. Në Gjermani, Çeki, Austri dhe Zvicër janë evakuuar qindra persona. Kryeqyteti çek, Praga është përmbytur, ndërsa autoritetet gjermane dhe ato austriake kanë angazhuar ushtrinë për t'u ardhur në ndihmë forcave të emergjencës. Një person humbi jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në afërsi të Salzburgut në Austri. Në Çeki raportohen dy viktima dhe dy të humbur. Situata në kryeqytet është e tensionuar. Forca të shumta të zjarrfikëses dhe vullnetarë kanë ngritur barriera të shumta, në mënyrë që lumi Vltava, të mos shkaktojë dëme të tjera. Kryeministri Petr Necas ka thirrur një mbledhje urgjente. Në Gjermani, situata është kritike në Bavari.

Recommended