Flakët shkrumbojnë pularinë, 112 viktima në Kinë

  • 9 years ago
JILIN - "Të paktën 112 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që përfshiu një fabrikë të përpunimit të pulave në verilindje të Kinës",-ka bërë të ditur media shtetërore. Zjarri shpërtheu rreth orës gjashtë të mëngjesit, sipas orës lokale në qytetin Mishazi në provincën Jilin. "Raportohet se rreth 100 prej tyre kanë arritur të shpëtojnë në momentin e zjarrit",-citoi agjencia "Xinhua", duke shtuar se struktura e brendshme e komplikuar e ndërtesës dhe daljet e ngushta kanë bërë të vështirë punën e zjarrfikësve në përpjeke për të shpëtuar punonjësit.

Recommended