Vazhdojnë bisedimet BDI - VMRO për Këshillin e Tetovës

  • 9 years ago
BDI dhe VMRO DPMNE që para zgjedhjeve lokale kanë pasur koalicion për të udhëhequr me Komunën e Tetovës. Kështu tha për Alsat M kreu i VMRO DPMNE-së për Tetovën Goran Manojlloski. Ai kërkoi që BDI ti përmbahet marrëveshjes dhe shumë shpejtë të formojnë shumicën në Këshillën e Tetovës.

'Nga ana jonë gjithçka është në rregull, është e vërtetë se ka një marrëveshje mes dy partive dhe e njëjta duhet të respektohet nga ana e BDI-së', ka thënë Manojlloski.

Por në BDI thonë se bisedimet për formimin e koalicionit në nivel lokal me VMRO DPMNE-në vazhdojnë edhe më tej. Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se edhe përkundër faktit se Këshilli mbetet pa kryesues, kjo gjë nuk i pengon Komunës që të merr vendime.

"Unë mendoj se njëjtë sikurse kam deklaruar edhe më herët, ka çështje të cilat janë në bisedim e sipër dhe ma merr mendja kur të përfundojnë bisedimet do kemi shumicën e këshillit. Nuk mundem të parashikoj një datë, por vetëm mundë të them se ka vullnet pozitiv për të biseduar në të mirën e komunës", tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Jo zyrtarisht mësohet se VMRO DPMNE fillimisht ka kërkuar postin e kryesuesit të Këshillit të Tetovë, por në partinë e Ahmetit kanë këmbëngulur se për këtë post nuk negociojnë pasi i njëjti i takon BDI-së. Bashkim Sulejmani

Recommended