Sezoni turistik në Orikum çelet nën ritmet e festës

  • 9 years ago
VLORE - Në Orikum është çelur dje sezoni turistik veror. Festa filloi që në orët e para të së shtunës për të përfunduar mëngjesin e sotëm. Gatimet tradicionale të zonës dhe gastronomia e pasur me prodhime deti, peshk, verë, raki të zones, vaj ulliri si dhe stenda me guida turistike u prezantuan përpara të pranishmëve, të cilët kishin ardhur thuajse nga të gjitha zonat përreth. Atmosfera festive ka vazhduar gjate gjithë ditës, me koncerte ku janë prezantuar veshje popullore të zonës si dhe në mbrëmje me muzikë moderne. Gezim Capo, kryetari i bashkisë së Orikumit u shpreh se Orikumi është i gatshëm që si çdo vit, të mbajë një peshë të veçantë në pritjen e mijëra turistëve jo vetëm vendas, por dhe të huaj.