Turizëm biçikletash në Tiranë, pedalim masiv rrugëve të kryeqytetit

  • 9 years ago
TIRANE - 50 studentët holandezë kanë zhvilluar një pedalim masiv në rrugët e qytetit për të promovuar turizmin e biçikletave në Tiranë. Gjatë aktivitetit, të rinjtë studentë në Universitetin prestigjoz holandez, përçuan entuziazëm dhe një stil krejt të veçantë të promovimit të biçikletës, nëpërmjet rregullave, sinjaleve dhe korrektësisë së pedalimit, siç dinë të bëjnë themeluesit e parë të lëvizjeve të bicikletave në Europë. Që prej fillimit të saj Organizata Ecovolis ka punuar palodhur për të rikthyer biçikletën në qytet, si një formë e shëndetshme dhe ekologjike e jetesës, duke e promovuar atë nëpërmjet aktiviteteve të ngjashme, të shumta në numër.

Recommended