Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Takimi ndërqeveritar Serbi-Maqedoni që pritet të mbahet të hënën në Beograd, mund të shtojë një hallkë shtesë në zinxhirin e krizës politike dhe ndëretnike në vend. Pas paralajmërimeve se asnjë nga ministrat e BDI-së nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Denko Malevski e sheh si të pa arsyeshme realizimin saj. Sipas Maleskit, përpara mbajtjes së një takimi ndër-qeveritar duhet fillimisht të kihet një qëndrim të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit brenda qeveritar. Sipas Malevskit liderët politik në vend madje duhet të mësojnë një leksion nga përvoja e hidhur që fituan me dështimin e Samitit të Ohrit, se përpara se të realizojë komunikime ndërkombëtare Maqedonia duhet të ndërtojë platformë të përbashkët dhe të flet njëzëri.

"Nëse në takimin në Beograd, pra në këtë nismë për bashkëpunim që është për t'u përshëndetur, nuk merr pjesë partneri i koalicionit dhe ky dialog nuk udhëhiqet bashkërisht atëherë kemi të bëjmë me një mos besim serioz brenda koalicionit. Në parim nëse diçka duhej të mësonim nga Samiti i Ohrit është se përpara se të flasim me shtetet e tjera fillimisht duhet të ndërtojmë brenda një platformë të përbashkët dhe shteti ynë Maqedonia të flet me një zë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë më mirë është që takime të tilla të mos mbahen përpara se të arrihet konsensusi i brendshëm si rreth rendit të ditës, hapave të ardhshëm të këtij dialogu, ashtu edhe për bashkëbiseduesit e ardhshëm. Pra, kjo tregon edhe njëherë se komunikimi mes partnerëve të koalicionit në qeveri nuk është i mirë..unë disa herë kam thënë se në duhet të vendosim një parim që kreu i partisë shqiptare të jetë zv/kryeministër apo të paktën të shkojë në punë dhe të shihet më kryeministrin çdo mëngjes dhe të ndërtojnë politikë të përbashkët...Prandaj është keq nëse ky takim mbahet në këtë format pasi do të mbetet pa dëshmitarë thënë kushtimisht nga partneri i koalicionit dhe kjo mund të thellojë krizën në qeveri dhe gjithë shtetin", tha Denko Maleski, Ish ministër i Jashtëm.

Ish diplomati Alajdin Demiri këtë seancën e përbashkët serbo-maqedonase e cilëson si politikë jo parimore dhe rezistencë ndaj fqinjësisë së mirë me Kosovën. Sipas Demirit Maqedonia me këto veprime po i forcon aleancat e vjetra dhe kontribuon në izolimin e vendit.

"Takimi ndërqeveritar mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë edhe pse ishte një takim i paralajmëruar që më parë, që do të thotë se do të ketë një bashkëpunim në këtë drejtim, është edhe një herë në situatën aktuale një politike jo konzistente, jo parimore dhe jo e fqinjësisë së mirë sepse kjo marrëveshje e këtyre dy qeverive më shumë përjetohet si rezistencë ndaj Pavarësisë së Kosovës, si rezistencë ndaj fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe paraqesin një kapacitet të një vasaliteti të Maqedonisë dhe pushtetit ndaj Serbisë. Kjo oligarki politike nuk ka kapacitet të udhëheq shtet dhe është duke u bërë vasal i Serbisë që nga ana tjetër e hap rrugën e izolimit të Maqedonisë dhe rikthimit në pozitat ...

Category

📺
TV
Comments

Recommended