Belsh, Berisha: Punësimi dhe investimet, baza e programit tonë

  • 9 years ago
BELSH - Në një takim me qytetarë të Belshit, kryeministri i vendit Sali Berisha tha se shtimi i vendeve të punës dhe rritja e investimeve mbeten prioritetet e qeverisë së tij. "Së bashku ne pak vite, po ndryshojmë gjeografinë e Shqipërisë. Këto ditë inaugurojmë tunelin dhe autostradën Tiranë-Elbasan. Kjo është alternativa jonë, e zhvillimit e tërheqjes së investimeve. Në katër vitet që vijnë Shqipëria do të ketë jo më pak se 6 miliardë dollarë investime. Do të krijojmë 250 mijë vende të reja pune, falë projekteve të mëdha",-tha kryeministri, duke shtuar se edhe për sektorin e bujqësisë do të ketë një 3-fishim të grandeve.

Recommended