Vlorë, eksploziv në pallatin ku banon kreu i PD, Ardian Kollozi

  • 9 years ago
VLORË - Një sasi tritoli shpërtheu brenda një pallati 12 katesh në lagjen "29 nëntori", në vendin e quajtur "Kryqëzimi Rinia". Sipas një njoftimi paraprak të policisë së Vlorës eksplozivi shpërtheu në shkallët që lidh katin e 10-të me të 11-tin, ku banon kreu i PD-së së Vlorës Ardian Kollozi, rreth orës 02:50 të ditës së sotme.(01.06.2013). Policia e Vlorës nëpërmjet një njoftimi paraprak informon se rreth orës 02: 50 u mor njoftim në sallën operative se një sasi eksplozivi kishte shpërthyer në katin e 10 të një pallati 12 katësh ku kati i 11 i përkiste kryetarit të PD në qarkun e Vlorës Ardian Kollozi, i cili ndodhet i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të PD në këtë qark.

Recommended