Probleme me kontrollet mjekësore të punëtorëve

  • 9 years ago
Pas reagimit të kryqit të Kuq në Tetovë për konkurrencë të pandershme të institucioneve shëndetësore private për dhënie pa kriter dhe trajnime jo përkatëse të vërtetimeve të ndihmës së shpejt për vozitës, kanë reaguar edhe specialistët e institutit të mjekësisë të punës. Shtatë specialistët të cilët mund të kryejnë kontrolle sistematike si dhe kontrolle shtesë për punëtorët me profesione të rrezikshme me pajisje përkatëse, kompanitë vendosin t'i ndërrojnë me ordinanca me nga një mjek dhe një inferimiere.

"Apeloj se para së gjithash është në interes më të madh të punëtorit të dimë shëndetin e punëtorëve në Republikën e Maqedonisë. Ne si shtëpi nuk aludojmë në asnjë shtëpi private ose qoftë edhe ajo shtetërore se nuk punon në mënyrë legale, mirë ama është mirë të bëhet kontrolli dhe të shihet se deri ku jemi me këto kontrollime sistematike", tha Drejtim Bina, Drejtorë i Institutit për mjekësi të punës.

Punonjësit në mjekësinë e punës akuzojnë se në institucionet private shëndetësore të cilat posedojnë licenca nga Ministria e shëndetësisë shpesh punojnë vetëm mjek tw praktikës të përgjithshme.

"Specialistët e mjekësisë së punës janë ata që duhet të kryejnë kontrollin e jo vetëm të japin vulën e tyre. Për fat të keq, në shumë institucione private shëndetësore kjo po ndodh", u shpreh Stefan Todorov, mjek në mjekësinë e punës.

Nga Instituti i mjekësisw në punë i bëjnë thirrje Ministrisë së shëndetësisë të reflektojë sepse kontrollet jo-përkatëse të punëtorëve me profesione të rrezikshme, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e tyre. Ndryshe, para 20 ditëve në fuqi hynë ndryshimet e reja në Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës. Sipas tyre, institucionet shëndetësore të cilat kryejnë kontrolle sistematike duhet të paguajnë çmime të standardizuara, kurse ata të cilët nuk do t'i kontrollojnë punëtorët sipas dispozitave të reja do të paguajnë gjobë edhe deri 8000 euro. Bojana Simonoviq

Recommended