Vlore, sekuestrohet 105 mije meter2 toke KR

  • 9 years ago
VLORE - Strukturat Kundër Krimit Financiar të Vlorës kanë sekuestruar 105 mijë m katror tokë truall, të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave. Burimet zyrtare të Policisë njoftojnë se "këto struktura në bashkëpunim me Njësinë Task-Force pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë falë hetimeve intensive disa mujore në kuadër të procedimit penal 588 të vitit 2012, bënë e mundur sekuestrimin preventiv pasurisë prej rreth 105 mijë metra katror tokë truall si dhe ekzekutimin e mandat arrestit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale "Pastrim të produkteve të veprës penale dhe "Fallsifikim dokumentash" të kryera në bashkëpunim për shtetasit: Xhulieta Myslym Anastasiadhi, vjec 63, banuese në Vlorë si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të saj Muharrem Rrapaj, 56 vjeç banues në Vlorë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/vlore-sekuestrohen-105-mije-m2-truall-me-dokumenta-falso-159746.html#sthash.B1knIlLs.dpuf

Recommended