'Nuk ka liri, nuk ka heshtje', 'Liri për Kezhon' dhe 'Kush e ka radhën?' këto ishin disa nga brohoritjet në protestën e sotme të gazetarëve para Gjykatës Themelore Shkupi 1 në shenjë revolte ndaj paraburgimit të gazetarit Tomisllav Kezharovski. Kryeredaktori i gazetës 'Nova Makedonija', Zoran Dimitrovski gjatë fjalimit të tij tha se arrestimi i gazetarit të redaksisë së tij, Tomisllav Kezharovski, nuk është asgjë tjetër përveç demonstrim i fuqisë së sistemit ndaj profesionit të gazetarit.
"Dëshmitari i mbrojtur ka qenë dëshmitarë i rrejshëm. Prokuroria e ka patjetër që fillimisht të përgjigjet nëse vallë ky dëshmitar është autentik dhe i vërtet dhe më pas të ndjekë gazetarë dhe shqiptojë masën paraburgim për gazetarë i cili ka raportuar për gjithë këtë ngjarje në organizim të njerëzve të policisë dhe disa strukturave të tjera, por kjo gjë nuk ndodhi", deklaroi Zoran Dimitrovski, kryeredaktor i gazetës Nova Makedonija.
Protesta e organizuar nga vet gazetarët u mbështet edhe nga SHGM-ja. Kryetari i saj, Naser Selmani tha se arrestimi i Kezharovskit do të kontribuojë që Maqedonia të renditet edhe më poshtë në listën e vendeve që kufizojnë lirin e shprehjes.
"Kjo është edhe një porosi për të gjithë gazetarët. Unë mendojë se ideja është që të diskreditohet misioni i gazetarisë në Maqedoni që përmes këtij rasti kinse të gjithë gazetarët janë kriminel, janë të përzier me krimin e organizuar dhe kjo sigurisht se nuk do të ndikojë mirë për imazhin e vendit", u shpreh Naser Selmani, SHGM.
Protesta e sotme e gazetarëve u organizua përmes rrjeteve sociale. Ndryshe, gazetari Tomisllav Kezharovski u arrestua së bashku edhe me 7 persona të tjerë, nën dyshimin se kanë shkelur ligjin gjatë procesit gjyqësor për vrasjen e porositur të një personi të moshuar në fshatin Oreshë të Velesit. Kezharovski akuzohet se e ka zbuluar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur në një shkrim të tij gjatë vitit 2008. Dëshmitari më pas ka rezultuar si i rrejshëm. Valmir Kuçi
Be the first to comment