Gjykatësi që dënoi politikisht Bolinon i shmanget pyetjeve

  • 9 years ago
Çfarë ka për të fshehur gjykatësi Bledar Abdullai mbi vendimin e marrë më 23 maj për të dënuar gazetarin Karlo Bolino me një gjobë prej 75.000 euro për një artikull që nuk e kishte shkruar ai dhe për të cilin nuk mbante përgjegjësi?

Një dënim politik i marrë në fund të një procesi që u zhvillua dhjetë muaj pa njoftuar aspak Bolinon
Sot u afruam për të pyetur Bledar Abdullain ndërsa po përgatitej të merrte pjesë në një Kongres të Gjyqtarëve në Tiranë. Por sapo Abdullai njohu mikrofonin e televizionit tonë u friksua dhe refuzoi të përgjigjej pyetjeve që i kërkuam me mirësjellje.

Gazetari: Z.Abdulla përshëndetje! Keni ndonjë vendim për të dënuar gazetarët? Keni ndonjë koment?
Gjykatësi: Asnjë koment për çështjen
Gazetari: Keni kthyer gjobat për gazetarët? Pse nuk e zbardhni vendimin kur duhen edhe dy ditë? Ku jeni bazuar për këtë gjobë?

Kur një gjykatës merr një vendim, nëse e ka marrë me të vërtetë lirisht, duhet të jetë krenar dhe ta mbrojë para të gjithëve, edhe përpara një telekamere, sidomos kur vendimi i tij konsiderohet si vendim politik, i kërkuar nga Qeveria dhe nga Ministri sokol Olldashi për të goditur një gazetar të pavarur. Por abdullai, i njohur edhe për vendime të tjera në favor të qeverisë, nuk diti të mbrojë vendimin e tij. Pse?? Cfarë fsheh dhe nuk e thotë dot?

Recommended