TIRANE - Elhaida është një thesar. Nga ato thesare që shkëlqejnë fort, kur arrin t'i nxjerrësh nga thellësitë, kur i merr në duar dhe kur i shfaq në vendin dhe kohën e duhur...
Elhaida në të vërtetë ka vezulluar në mënyrë marramendëse në netët e së enjteve në "The Voice Italy", spektakli i Rai2, ndërsa mbrëmë, me performancën e saj emocionoi dhe magjepsi të gjithë duke fituar çmimin e madh.
E quajtën uragan dhe Elhaida ishte me të vërtetë një uragan. Ajo u shpall zëri më i bukur në Itali dhe ajo e meritonte plotësisht me të gjithë kuptimin e fjalës meritë, çmimin e madh të "The voice of Italy".
Quhem Elhaida Dani dhe vij nga Shqipëria. Që në prezantimin e saj të parë, Elhaida, fituesja absolute e "The Voice of Italy" e artikuloi këtë frazë plot krenari, pa u trembur nga paragjykimet, me vendosmërinë dhe sharmin e një dive të vërtetë.
Comments