Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
SHKODER - Kryetari i PS-së ndodhet sot në Shkodër, e njohur si bastion i PD-së, por ku Rama beson dhe është i sigurtë se më 23 qershor kryeministri Berisha do të marrë shuplakën popullore por dhe do të marrë fund hegjemonia Berisha-Jozefina.

Takimet elektorale nisën sot paradite në Bushat, Obot dhe Velipojë, ku Rama premtoi dhënien e certifikatës së tokës, e cila prej 20 vitesh nuk është dhënë dhe atë që është më kryesorja, ndërtimin e sistemit të kullimit të tokës, që banorët e zonës së Nënshkodrës të mos përmbyten më.

Category

📺
TV
Comments

Recommended