Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ndërmarrja e Transportit Publik vazhdon të zvarrisë përdorimin e gjuhës shqipe edhe pse një gjë e tillë është e obligueshme me ligj. Drejtori i këtij institucioni, Misho Nikollov thotë se ndërmarrja që ai drejton e ka zgjidhur tashmë problemin me softuerin një gjuhësh, dhe tani mbi gjysma e autobusëve të tij i kanë mbishkrimet edhe në gjuhën shqipe.

"Problemi i softuerit u zgjidh. Unë do të kontrollojë se çfarë po ndodhë me këtë problem në terren, dhe më pas do të informojë opinionin se deri ku kemi arritur dhe sa autobusë qarkullojnë saktësisht e kanë mbishkrimet në dy gjuhë. Duhet që situata të jetë më mirë nga ajo e muajit mars, që përmendët ju, d.m.th tani jam i sigurt që tani, diku 50 % e autobusëve janë të gatshëm që mbishkrimet t'i kenë edhe në shqip", tha Misho Nikollov, drejtor i NTP-së.

Ndërkohë kamera e televizionit ALSAT M, për 2 orë të tëra qëndroi në njërin nga stacionet më të frekuentuara të autobusëve urban, atë të Bit Pazarit. Ne arritëm të filmonim mbi 30 autobusë të rinj të kësaj ndërmarrje prej të cilëve vetëm 3 ishin me mbishkrime edhe në shqip.

Për aq kohë derisa ekipi i Televizionit ALSAT-M qëndroi në njërin nga stacionet e autobusëve të NTP-së nuk arriti të vërtetojë atë që tha drejtori i këtij institucioni se 50 për qind e autobusëve urban tani më funksionojnë në dy gjuhësi.

Me këtë zvarritje të dygjuhësisë drejtori i NTP-së Misho Nikollov shkelë edhe premtimin e dhënë para 5 muajve, Sekretariatit për Implementimin e MO-së, se problemin e mos implementimit të gjuhës shqipe do ta zgjidhte brenda muajit mars të këtij viti. Më 9 janar, përmes një letre me shkrim drejtuar Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Nikollov kishte thënë se "për sa i përket problemit konkret për dygjuhësinë në autobusët, ju njoftojmë se vazhdojnë ndryshimet e softuerit që do të përshtatet në mënyrë që informacionet në autobusë krahas shkrimit cirilik, të përdorin edhe gjuhën që flasin të paktën 20% e banorëve të qytetit të Shkupit. Presim që ndryshimet e softuerit të përfundojnë brenda këtij muaji dhe më së voni deri në mars të viti 2013 të ndryshojnë mbishkrimet elektronike të autobusëve, në mënyrë që të plotësojmë obligimin tonë ligjor", thuhej në letrën e para 5 muajve. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended