Meta: LSI, së shpejti skemë për faljen e borxheve të qeverisë

  • 9 years ago
SHKODËR - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar sot në Shkodër një bashkëbisedim me biznesmenë, sipërmarrës të njohur si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të biznesit. (Në foto: Ilir Meta në Shkodër). Ilir Meta u shpreh përpara biznesmenëve në Shkodër, se "LSI në ditët e ardhshme, brenda kësaj jave do të japë edhe një alternativë shumë të qartë për shlyerjen e borxheve në një periudhë shumë të shpejtë nga ana e qeverisë, të gjithë punëve publike të papaguara deri tani, por edhe të TVSH-së së parimbursuar deri tani për të gjitha bizneset".

Recommended