Incidenti elektoral në Gramsh banorët protestë mbështesin Bicin

  • 9 years ago
GRAMSH - Dhjetëra simpatizantë protestuan pasditen e djeshme në mbështetje të kryetarit të bashkisë Dritan Bici i cili dje denoncoi drejtorin ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes Shkëlqim Berisha, se e ka kërcënuar me pistoletë për disa flamuj elektoral të PD. "Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes sot me pistoletë në dorë tentoi të frikësojë gramshiotët. Në mes të ditës, në mes të sheshit, ky pinjoll i familjes Berisha rrezikoi jetën e dhjetra banorëve që ishin në shesh, rrezikoi jetën e dhjetra punëtorëve që po zbatonin një urdhër të bashkisë së qytetit. Rrezikoi jetën time dhe të drejtuesve të tjerë vendorë",-tha Bici.

Recommended