Gjoba 75 mijë euro Bollinos 10 muaj në gjyq pa mbrojtje

  • 9 years ago
TIRANE - Për dhjetë muaj rresht gjykata civile e Tiranës zhvilloi procesin ndaj gazetarit italian Carlo Bollino pa dijeninë e tij dhe pa qenë i pranishëm as edhe një avokat i tij mbrojtës. Duke lexuar ato pak letra të procesit të bëra publike deri tani, zbulohet një tjetër monstruozitet juridik i këtij gjyqi politik që u mbyll me 23 maj me dënimin e Carlo Bollino-s me gjobë 75 mijë euro për "dëm moral" ndaj ministrit Sokol Olldashi. Një dënim pa asnjë bazë ligjore, sepse Bollino është dënuar jo si autor i shkrimit që konsiderohet shpifës publikuar në Gazetën Shqiptare në mars të vitit 2011: por thjeshtë si përfaqësues ligjor i shtëpisë botuese "Mediterranea spa", pronare në atë kohë e Gazetës.

Recommended