Gjoba ndaj Bollino-s, raporton edhe Top Channel

  • 9 years ago
Pak ditë para votimeve, drejtësia shqiptare godet me vendime skandaloze shtypin e lirë. Drejtori i gazetës italiane "La Gazzetta del Mezzogiorno", Carlo Bollino, është dënuar nga gjykatësi Bledar Abdullai i Gjykatës së Tiranës, që t'i paguajë një dëmshpërblim, për dëm jopasuror, ministrit Sokol Olldashi, në shifrën 75.000 euro. Faji? Asnjë.

Dënimi i referohet një artikulli të publikuar në 24 mars 2011 nga e përditshmja "Gazeta Shqiptare", në kohën kur drejtor i gazetës ishte gazetarja Anila Basha. Gjykata ka proceduar edhe ndaj Anila Bashës dhe kryeredaktorit të "Gazetës Shqiptare", Erl Muratit. Gjykata ka kërkuar prej tyre vetëm të publikojnë një përgënjeshtrim të shkrimit, ndërsa dëmet i janë kërkuar Carlo Bollino-s.

Edhe televizioni "Top Channel" ka raportuar ditën e sotme, gjobën e vënë ndaj Carlo Bollino-s.

Recommended