Mulliri Ballkan ka promovuar sot produktin më të ri, miellin integral. Ky produkt është produkt i vetëm në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri. Pronari I mullirit Vejsel Ramadani theksoi se produkti është i shëndetshëm dhe se planifikohet importi i miellit edhe në vendet e Evropës. Edhe çmimi i miellit integral do të jetë i kapshëm për konsumatorët, ka theksuar Ramadani. Në këtë promovim që u mbajt në Xhepçisht të Tetovës, morën pjesë edhe autoritetet lokale të cilët theksuan se do të mbështesin prodhimet vendore. Sipas tyre kjo paraqet dëshmi për fillimin e konkurrencës së prodhimeve vendore.
"Bisedohet për një miell integral, fjala integral është fjalë internacionale që do të thotë bluarja e tërë kokrrës së grurit.Ideja ka qenë e kamotshme por popullata jonë shumë pak ka ditur për një produkt të tillë natyral të shëndetshëm dhe kërkesa e madhe e popullatës veçanërisht kur është bërë prezantimi me njerëzit se kush jeni dhe kur kanë kuptuar se jam pronar i mullirit së pari më kanë pyetur a keni miell integral dhe unë ju kam thënë se nuk kam dhe kjo ka qenë ideja, nxitja e popullatës...Çmimi edhe në perëndim mielli integral shitet 30-40% më shtrenjtë se mielli tjetër se ka punë për tu prodhuar edhe pse ne do të mundohemi që të plotësojmë dëshirat e konsumatorëve edhe do të shkojmë me një çmim që të jetë i kapshëm. Mendojmë çmimi i fundit të jetë 50 denar që të mund ta blejnë konsumatorët", deklaroi Vejsel Ramadani, pronari i mullirit Ballkan. Alsat-M
Comments