Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri

  • 9 years ago
Kryeministri Nikolla Gruevski përcolli me fjalë lavdërimi ministrin e dorëhequr të arsimit Pançe Kralev. Gruevski përshëndeti kontributin që Kralev ka dhënë në fushën e arsimit, duke thënë se ai u ballafaqua me sukses ndaj shumë sfidave. Ndërkaq, duke vlerësuar punën e mirë të Spiro Ristevskit, sot Gruevski bekoi edhe kalimin e tij në vendin vakant të Arsimit, pas dorëheqjes për arsye personale të Kralevit.

"Pançe Kralev deri tani e ka kryer me sukses funksionin, ai realizoi me sukses shumë projekte, një nga më të rëndësishmet që tani po realizohet është përgatitja e testimit ekstern. Një reformë kyçe që po realizohet me sukses. Spiro Ristovski është jurist i diplomuar që në të kaluarën ka ushtruar shumë funksione. Ai ka treguar sukses në menaxhimin e ministrisë dhe ka dëshmuar aftësi menaxheriale për të cilat besojmë se do t'i realizoj me sukses edhe si ministër i arsimit", tha Nikolla Gruevski, kryeministër

Opozita, përmes Velçkovskit të PL-së tha se dorëheqja e Kralevit është si rezultat i dështimit të testimit ekstern, ndaj Gruevski të mos lodhet duke gënjyer.

"Tentuat të amnistoni paaftësinë e ministrit të arsimit Pançe Kralev, të manifestuar me testimin ekstern. Kralev mendoj se ka dhënë dorëheqjen, për të treguar se testimi ekstern eshët projekt i dështuar. Dhe më vjen keq që deputetet er tjerë të opozitës nuk janë këtu për t'ju përkujtuar se kjo është kështu, dhe për t'ju përkujtuar se edhe ministri i ardhshëm i arsimit, do të përballet me të njëjtin dështim", u shpreh Ivon Veliçkovski, deputet i PL-së.

Gruevski e hodhi poshtë konstatimin e Veliçkovsit. Spas kryeministrit, testimi ekstern është një ndër projektet më të suksesshme deri tani.

"Projekti i testimit ekstern është një ndër projektet më të suksesshme që Pançe Kralev ka përgatitur dhe që filloi të realizohet. Me përjashtim të disa problemeve të vogla teknike, projekti po shkon shumë mirë", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ndërkohë, emërimi i Xhefri Naumof si ministër pa portofol i cili sipas Gruevskit në të ardhmen do të angazhohet për thithjen e investimeve të huaja, flet qartë për synimin e qeverisë në zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë. Vlen të theksohet se gjatë rikonstruimit të parë ku u përfshinë vetëm ministrat e BDI, Gruevski nuk dha sqarime as 2 minuta, ndërsa për ministrat e partisë së tij nuk i mjaftuan as 15 minutat e parashikuara në bazë të rregullores së parlamentit. Bedri Rexhallari

Recommended