Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Mehazi vetë nuk mund të lëvizë punët në Fondin shëndetësor pasi problem është sistematik . Edhe pse është drejtor, ai në fakt luan rolin e sekretarit e jo drejtorit pasi që fondi numëron dy drejtor, ndërsa Mehazi pas 20 viteve është shqiptari I vetëm I emëruar në një post udhëheqës në këtë institucion. Edhe pse me nënshkrime të lidhura çdo vendim duhet nënshkruar nga dy drejtorët. Ligji aktual mundëson që vendimet në rast të kundërshtimeve eventuale të drejtorëve ti marrë bordi drejtues I Fondit Shëndetësor i cili në fakt nuk ka asnjë shqiptarë.

"Në FSSH në bazë të ligjit parashikohet që të ketë 7 anëtarë të Këshillit Drejtues. Të gjithë anëtarët e këshillit drejtues, nuk ka asnjë shqiptar. Zakonisht epilogu në momentet që nuk kemi rënë dakord, në vazhdimësi të gjitha iniciativat e mia janë refuzuar nga Këshilli Drejtues. Një ndër to është edhe kërkesa, apo obligimi ligjor dhe kushtetues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në këtë institucion", deklaroi Xhemali Mehazi, drejtor i FSSH-së .

Edhe pse disa herë ka parashtruar kërkesë për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve siç thotë Mehazi, ka hasur në veshë të shurdhër qoftë nga kolegu I tij qoftë nga bordi drejtues anëtarë të të cilit për momentin janë shefi I kabinetit të ministrit të shëndetësisë Todorv, si kryetar I bordit, nënkryetare një anëtare e afërt me ministrin e financave Stavrevski dhe 5 anëtarë të tjerë të gjithë fatkeqësisht të emëruar nga qeveria, ndërkohë që asnjë nga ministrat shqiptarë dhe zv/ kryeministrat nuk kanë reaguar kur është bërë emërimi I anëtarëve të bordit të Fondit shëndetësor.

Sipas Mehazit me sjelljen e këtillë bordi dhe drejtori maqedonas në Fondin shëndetësor shkelë ligjin dhe statutin e Fondit. Ligji për sigurim shëndetësor urdhëron që të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, jo vetëm gjatë punësimeve, por edhe gjatë emërimit të anëtarëve të Këshillit drejtues. Vetë qeveria ka shkelur rëndë nenin 55 të Ligjit për sigurim shëndetësor, duke mos emëruar asnjë shqiptarë, mes 7 anëtarëve të këshillit. Mehazi shpjegon se edhe atëherë kur iniciativat e tij për punësim të shqiptarëve kanë kaluar në bord, Ministria e Financave ka refuzuar kërkesat për punësime, me arsyetim se është mbyllur hapësira për punësime të reja në fond.

"Para se të emërohem unë si drejtor, në periudhën 2010-2011, nga 213 punësime që janë bërë në këtë institucion, vetëm 4 kanë qenë shqiptarë. Nga kjo situatë, në kohën që unë erdha si drejtor, sistematizimi i vendeve të punës ishte i plotësuar plotësisht me të punësuar të cilët gjatë procesit të punësimit nuk është paraparë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, fatkeqësisht nga 213 vetëm 4 shqiptarë janë punësuar në atë periudhë", tha Xhemali Mehazi, drejtor i FSSH-së.
Ndryshe falë presionit medial të ALSAT M siç njoftoi Mehazi gjatë ditës së sotme janë nënshkruar 20 kontratat e para për punësime të reja të shqiptarëve në Fondin Shëndetësor. Deri në fund të vitit pritet që numri të arrijë në 45 punësime por edhe krahas kësaj p...

Category

📺
TV
Comments

Recommended