Korridori 8, Berisha me ministrat e rajonit: Ta ndërtojmë bashkarisht

  • 9 years ago
TIRANË -- Kryeministri Berisha u ka kërkuar sot, përfaqësuesve të disa vendeve të rajonit me të cilët na lidhin detrat Adriatik e Jon, të angazhohen për ta ndërtuar Korridorin Tetë, pasi janë pjesë e një rajoni me potenciale të jashtëzakonshme ku mungojnë projektet e mëdha europiane. Pjesëmarrës në konferencën "Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon", Berisha theksoi në fjalën e tij se "prej 20 vjetësh diskutohet Korridori Tetë, që është rruga natyrale e njerëzimit. Them se vendet tona duhet ta ndërtojnë atë si një promotor zhvillimi për vendet e tyre dhe rajonin e më gjerë, kurse ne do bëjmë gjithçka për ndërtimin e tij.

Recommended