Afganistan, britanikët burgosin "ilegalisht" 86 afganë

  • 9 years ago
HELMAND - Forcat ushtarake britanike mbajnë të burgosur në mënyrë të paligjshme, 85 qytetarë afganë, siç zbulojnë disa dokumente të siguruara nga BBC. Avokatët britanikë të 8 të burgosurve thonë se klientët e tyre qëndrojnë në Camp Bastion, bazë ushtarake në Afganistan, prej 14 muajsh dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë. Ata e krahasojnë me burgun në Guantanamo dhe i kërkojnë Gjykatës së Lartë në Britani që të vendosë menjëherë lirimin e tyre. Pala tjetër thotë se burgosjet në Afganistan janë të ligjshme nën mandatin e OKB-së. Camp Bastion në provincën Helmand, është baza më e madhe ushtarake në vend, në të cilën qëndrojnë 30 mijë persona.

Recommended