TIRANË - Vdekja e policit Selman Lena në krye të detyrës klasifikohet si aksident rrugor me pasojë vdekjen, duke sjellë ndryshim akuze për Edmir Kolecin, autorin e ngjarjes tragjike dhe për pasojë kalimin e dosjes nga prokuroria e krimeve të rënda në prokurorinë e Tiranës.
Burime nga krimet e rënda konfirmuan për A1Report se një akt-ekspertizë e bërë nga policia rrugore ka vërtetuar se mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur nga Koleci kanë sjellë ngjarjen me pasoja tragjike, ku Selman Lena humbi jetën dhe kolegu i tij Preng Lleshi mbeti i plagosur në gjendje të rëndë në afërsi të kthesës së Kamzës në datën 4 maj 2013.
Comments