Vërejtjet që agjencia e njohur Standard & Poor i dërgoi Ministrisë e financave, të cilat ulën rejtingun kreditor të vendit, për ministrin e Ekonomisë Valon Sraçini janë tregues i qartë që duhet të shqyrtohen nga Qeveria. Ai tha se dikasteri i Ekonomisë punon në përmirësimin e klimës së biznesit në vend, por në Qeveri vërejtjet e Standart&Poors nuk janë për tu neglizhuar.
"Ka edhe elemente tjera që mund të ndikojnë negativisht në tërheqjen e investimeve, të tilla si shtyrja e datës për anëtarësim në NATO dhe BE, që në mënyrë shtesë ndikon në hezitimin e investitorëve për të investuar. Unë edhe njëherë do të them, puna ime si një ministër dhe puna jonë si qeveri është të punojmë për të krijuar kushte më të mira të biznesit në Maqedoni", deklaroi Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Nëse qeveria nuk i merr seriozisht vërejtjet e Agjencisë për rejting, por edhe nëse nuk realizohen proceset integruese siç tregon Saraçini, ekziston rreziku real i zbatimit të vështirë të objektivave makroekonomike të qeverisë dhe të Bankës Popullore. Këto dy institucione, rritjen ekonomike në vitet e ardhshme e bazojnë në rritjen e investimeve të huaja. Këto investime të huaja përpos pjesëmarrjes në rritjen e të ardhurave bruto - të brendshme, duhet të sjellin deviza të freskëta nga eksporti që do të lejojë kthimin e borxhit të jashtëm. Me mbështetje për perspektivën evropiane të vendit sot doli edhe sekretari në kabinetin e kryeministrit të Hungarisë, Peter Sijarto.
"Unë do të doja që RM-ja sa më shpejt ti fillon negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ne në kuadër të BEsë gjithmonë kërkojmë të fillohet sa më shpejt, edhe pse ne besojmë se Republika e Maqedonisë është dashur që moti të jetë anëtare e NATO-s", tha Peter Sijarto, Sekretari i Shtetit i kabinetit të Kryeministrit të Hungarisë.
Maqedonia dhe Hungaria nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që do të mundësojë realizimin e disa projekteve, duke përfshirë largpërçuesin Manastir - Elbasan, ardhjen e turistëve hungarez në Maqedoni, dërgimin e 30 studentëve në praktikë në kompanitë më të njohura të Hungarisë dhe bashkëpunim në bujqësi. Hungarezët duan që edhe kompanitë e tyre të marrin pjesë në ndërtimin e projektit "Shkupi 2014". Goran Temenugov
Comments