Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ambasadori i Bashkimit Evropian Aivo Orav inkurajoji autoritet e vendit se nuk është kaq e errët situata për sa i përket Samitit të qershorit. Orav tha se vendi ka kohë edhe një muaj për të ndryshuar fatin e tij për sa i përket epilogut të vendimmarrjes së Këshillit, nëse deri atëherë arrin marrëveshje konsensuale me Greqinë për çështjen e emrit. Sipas diplomatit evropian në këtë mënyrë edhe Maqedonia do të ishte e lumtur me rezultatin e Samitit por edhe shtetet anëtare të BE-së.

"Ne në Bashkimin Evropian nuk flasim për bllokada, as për veto, ne flasim për konsensus. Arritja e konsensusit është e rëndësishme për çdo shtet. Ka mbetur edhe një muaj deri në Samitin e Këshillit të BE-së dhe mendoj se ende ka kohë për të bërë më shumë. Unë shpresoj se konsensusi do të arrihet deri në fund të qershorit, i cili do të jetë i kënaqshëm edhe për shtetin tuaj por edhe për 27 shtetet anëtare të BE-së", tha Aivo Orav, Ambasador i BE-së në Maqedoni.

Nga ana tjetër Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle, në vend të Samitit të Presidentëve të Evropës Juglindore, do të marrë pjesë vetëm në takimin e ministrave të jashtëm të procesit për bashkëpunim mes vendeve të Evropës Juglindore i cili mbahet një ditë më herët. Zëdhënësi i Fyles, Petar Stano konfirmoi se komisioneri evropian do të zbres në Maqedoni më 31 maj dhe do të kthehet të njëjtën ditë. Fyle pritet që t'i inkurajojë shefat e diplomacive të rrisin bashkëpunimin mes tyre në drejtim të anëtarësimit sa më të shpejtë të rajonit në Bashkimin Evropian. Nuk përjashtohet mundësia që Fyle të inspektojë edhe respektimin e marrëveshjes politike të 1 marsit e cila u arrit falë angazhimit të tij personal, por edhe të nxis palët për të formuar sa më shpejtë Komisionin hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended