Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
DURRËS -- Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me transportuesit shqiptarë në portin e Durrësit duke u deklaruar pas çdo pyetjeje se të gjitha problemet tuaja janë të zgjidhshme.

"Katër vitet që vijnë janë katër vitet e një zhvillimi ku Shqipëria do ketë statusin e anëtarit për në BE; do hapë negociatat e kështu do zgjidhen edhe një sërë pengesash për ju. Po vij këtu pas një forumi ekonomik kushtuar energjitikës. Aty ishin një pjesë e madhe e "gjigandëve" të Evropës në Shqipëri, që janë këtu për të investuar. Të gjitha këto projekte shumëfishojnë kërkesat për transportin, ndaj është e rëndësishme që të gjejmë sëbashku lehtësirat për punën tuaj", - theksoi Kryeministri.

Category

📺
TV
Comments

Recommended