Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
BRUKSEL - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel me kërkesë të Britanisë dhe Francës për një lehtësim të sanksioneve kundër Sirisë.

Franca dhe Britania e Madhe pritet që të argumentojnë se masa do të rrisë presionin mbi Damaskun për një zgjidhje politike. Megjithatë, disa shtete të BE-së kanë kundërshtuar tërësisht për t'i dhënë fund embargos së armëve, e cila skadon më 31 maj.

Takimet do të kryesohen në Bruksel, nga Catherine Ashton, shefja e politikës së jashtme të BE-së, e cila mbështet një zgjidhje politike, duke thënë: "Ne duhet t'i ndalojmë këto vrasje."

Category

📺
TV
Comments

Recommended