Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
KORÇE - Gjykata e Apelit në qytetin e Korçës ka shpallur të pafajshëm, kreun e organizatës "Omonia" Naum Dishon dhe dy punëtorët, Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe, duke i liruar përfundimisht nga akuzat e ngritura kundër tyre për "ndërtim të paligjshëm dhe dhunim të varreve të vjetra të fshatit, Boboshticë". Kjo pafajësi u arrit pas një odiseje rreth trevjeçare me organet e drejtësisë. Rrigjykimi në Gjykatën e Apelit në Korçë u bë pas kthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë për hetime të paplota. Ndërkohë, deri atëherë, në unison me njëra tjetrën, Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit kishin vendosur rrëzimin e akuzës "Ndërtim i paligjshëm" , ndërsa për akuzën e dhunimit të varreve, Disho ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me një vit burg. Pushim i çështjes nga Gjykata e Apelit për akuzën e dhunimit të varreve në seancën e fundit u argumentua me faktin se nuk është kryer vepër penale.

Category

📺
TV
Comments

Recommended