Prej 15 shtatorit operacionet specifike, të pazakonta dhe të komplikuara do të regjistrohen me kamerë. Kjo është rregulluar me Ligjin për studime mjekësore dhe edukimin e vazhdueshëm mjekësor dhe do të jetë i detyrueshëm në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Afati për përgatitje është deri në mesin e shtatorit. Përherë kurdo do të ketë indikacione se është bërë gabim mjekësor, do të mund të shihni incizimin nga ekspertë dhe të vërtetohet se a ka ekzistuar gabimi i tillë, shpjegojnë autoritetet shëndetësore.
"Me këtë risi që e aplikojmë në shëndetësinë e Maqedonisë, një herë e për gjithmonë do të marrin fund ato zëra ose thashetheme që vazhdimisht qarkullonin se është bërë gabim mjekësor në një vend, që një pacient ka problem serioz, sepse me këto dispozita dhe me këtë ndryshim, mundësohet mbrojtja e të drejtave të pacientit nga njëra anë, por edhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve shëndetësor nga ana tjetër", tha Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë.
Megjithatë, operacioni nuk mund të incizohet me kërkesën e pacientit por vetëm me vendim të mjekut. Video regjistrimet do t'i ruajë drejtori mjekësor ose personi i autorizuar prej tij. Për drejtorin, i cili nuk do mundësojë incizimin e intervenimeve kirurgjikale dhe mjekun i cili nuk do ti incizojë operacionet, do të ketë gjobë dhe dënim me një vit burg. Videot do të përdoren edhe për edukimin e studentëve të mjekësisë. Bojana Simonoviq
Comments