Muaji të cilin po e lëmë pas, u shënua me vetëvrasje në disa vende publike, të cilat e tronditën opinionin. Do të mbahet mend që shumica e personave që ia morën jetën vetes ishin të mitur ose të rinj. U varr djaloshi 12 vjeçar në fshatin Trebosh të Tetovës, një vajzë 25 vjeçe gjithashtu ia mori jetën vetes duke u varur, një shtetas britanik bëri vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e një hoteli në Shkup, pastaj vajzë 16 vjeçare bëri vetëvrasje duke u hedhur në lumin Vardar, kurse një 58 vjeçar nga Shkupi vendosi të vetëvritet duke u varur në qendër të qytetit përballë ish ndërtesës së shtëpisë botuese ''Nova Makedonija''. Sipas ekspertëve, të rriturit vendosin për një hap të këtillë, sepse kanë problem me depresionin dhe probleme tjera financiare, kurse gjithnjë e më shpesh bëjnë vetëvrasje edhe fëmijët, sepse prindërit ndaj tyre e bartin tensionin.
"Ne në Maqedoni nuk kishim aq vetëvrasje, më parë, poshtë lartë, jeta ishte më stabile dhe e qetë dhe as që kishte aq vrasje, apo vetëvrasje dhe kjo është një simptomë e situatës në tërësi, kështu që gjithnjë e më shumë po rritet ky numër dhe që është për keqardhje, kjo shkallë është në rritje edhe në mesin e të rinjve, që është shqetësuese për shkak se problemet e veta i bartin tek fëmijët e tyre", tha Pavlina Vaskova, psikiatër dhe shef në spitalin psikiatrik në Bardovcë.
Psikiatrit bëjnë apel për parandalim kur të vërehen simptomat e sjelljes së çuditshme tek fëmijët dhe apelojnë tek prindërit, që për fëmijët menjëherë të kërkojnë ndihmë profesionale në mënyrë që të shmangen komplikimet si dhe çrregullimet nervore të kapërcehen në kohë, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga pasoja më e tmerrshme - vetëvrasja.
"Spitalin e kanw stacion tw fundit. Rrall dikush qw e sjell fwmijwn nw spital pwr herw tw parw. Ai do tw shkojw diku, ka marrw ograk, kështu apo ashtu... kemi ato thëniet qw ende janë te ne. Frikohen njerëzit nga spitali. Deri sa tw vjen deri te simptomet agresive dhe destruktive te fwmijwt, atwherw detyrohen tw sjellin te ne pacientwt", tha Idriz Nexhipi, drejtor i spitalit psikiatrik në Bardovcë.
Sipas informatave të Ministrisë së Brendshme në vitin 2012 ka pasur 174 vetëvrasje, në vitin 2011-140, dhe në vitin 2010 kishte 150 vetëvrasje prej të cilave, shumica ishin burra. Në Maqedoni vetëvrasjet më së shpeshti bëhen varje, kurse si arsye më e shpeshtë përmenden çrregullimet nervore. Sipas statistikave, në bota çdo vit ndodhin rreth një milion vetëvrasje. Bojana Simonoviq
Comments