Rama në Labëri: Do ta bëj zonën model zhvillimi ekonomik

  • 9 years ago
TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama, sot, nga Lumi i Vlorës -"zemra e Labërisë" siç e quajti ai - u zotua dy herë, si Kryeministër i ardhshëm si dhe personalisht si Edi Rama, se do ta bënte zonën, model zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, se kurrë nuk do ta tradhtonte dhe do të ishte këtu edhe pas 23 qershorit, për t'i kthyer fjalët në vepra, në projekte. "Përpara memorialit të dëshmorëve të kësaj zone, premtoj se unë, Edi Rama, nuk do t'i tradhtoj kurrë qytetarët e këtij vendi dhe do jem këtu edhe pas 23 qershorit për t'i kthyer fjalët në vepra, në projekte. Këto zotime shoqërohen nga besimi im i palëkundur se kjo zonë do bëhet zona e mirëkuptimit, e një modeli zhvillimi ekonomik e shoqëror, do bëhet shembull në rrugën e një Shqipërie të re që duhet t'i kthehet punës - tha ai.

Recommended