Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
TIRANE - Fatura e ardhshme e energjisë elektrike do të përmbajë një surprizë të hidhur për shumë familje, individë, institucione apo biznese. CEZ Shpërndarje, nën administrimin e të njejtit administrator shtetëror që ishte para se të privatizohej, Sahit Dollapi, ka gjetur një metodë të re për të vjelë më tej para "të harruara" nga klientët, duke gërmuar nëpër arkiva. Burime nga kompania CEZ deklaruan për Shqiptarja.com se klientët nuk duhet të habiten kur t'u vijë fatura, në të cilën do të deklarohen debitorë për shuma, që më parë nuk figuronin në zërin "debi". Fjala është për "kamata në sistem", të cilat nuk pasqyrohen në rastin kur pagesat janë bërë pranë arkave të vetë kompanisë, pasi aty nuk të vuloset libreza pa paguar edhe kamatëvonesën.

Category

📺
TV
Comments

Recommended