Lezhë, probleme me listat e zgjedhësve në disa njësi vendore

  • 9 years ago
LEZHE- Ndonëse pak ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve parlamentare në 23 qershor, në disa njësi vendore nuk janë shmangur ende problemet me listat e zgjedhësve. Njësitë e qeverisjes vendore në Lezhë nuk i kanë depozituar ende këto lista pranë Komisioneve Zonale të administrimit të Zgjedhjeve. Përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile, Zef Gjinaj tha se "për këtë problem drejtuesit vendorë kanë treguar një neglizhuese totale". Për listat e zgjedhësve janë shmangur të gjitha dublimet dhe identifikimi i personave mbi moshën 100-vjeçare, ndërsa Zyra e Gjendjes Civile në prefekturën e Lezhës e cilëson të përfunduar procesin nga ana e saj.

Recommended