Ndoshta dikush nuk e beson por këto mbeturina të xhiruara nga kamera e Alsat janë në zemër të Çarshisë së vjetër, në hapësirën e ngushtë mes dy ndërtesave të banimit. Shumë nga banorët të cilat takuam në këto ndërtesa nuk deshën të flasin dhe të tregojnë se kush është fajtor për hedhjen e tyre, por thonë se mbeturinat në këtë haspirë janë tanimë 6 ose 7 vite. Lumnije Kaja është një nga banoret e ndërtesës dhe thotë se në çdo mbrëmje mbeturinat fluturojnë nga çdo anë mirëpo askush nuk pranon fajin për hedhjen e tyre. Ajo madje thotë se asnjë iniciativë për largimin e tyre nuk ka arritur të realizohet deri më tani.
"Verës sidomos shumë është keq këtu, nuk mundesh me dal prej erës së keqe. Janë të pakujdesshëm këtu që jetojnë banorët, i hedhin mbeturinat prej lart edhe asnjërin nuk mundesh ta fajsosh se çdonjëri fajëson tjetrin. Unë jam nga ana tjetër, nuk shoh këndej, mirëpo këta të tjerët, fqinjët që janë këtu shohin, ai thotë prej këtu hedhin, këta thonë prej atje hedhin. Ja ku është ai sateliti, aty i varin najlonet dhe në mbrëmje i hedhin poshtë, tash edhe thasë gjujnë. E kanë ma keq këta këtu që janë, iniciativë është marrëasnjëri nuk fillon e me nji njeri nui mundet, ata duhet të organizohen të gjithë, ama asnjëri nuk merr iniciativë, gjithë janë të zanun. Qe 6 -- 7 vjet këtu mblidhen mbeturinat, veç çka mbushet", tha Lumnije Kaja, banore.
Lidhur me këtë hapsirë të mbushur përplot mbeturina është i njoftuar edhe drejtori i Higjienës Komunale, Rakip Doçi i cili për këtë fajësoi banorët e pandërgjegjshëm. Doçi madje tha se edhe krahas gatishmërisë së tij për ta pastruar këtë hapsirë, nuk mund ta realizojë të njëjtën për shkak të bllokimit të tërësishëm të hapësirën nga një kiosk i vendosur në qosh të ndërtesës.
"Ajo deponi është e krijura nga qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët i hudhin mbeturinat vend e pa vend. Në shtete normale qytetarët e këtillë dënohen me dënime të mëdhaja, prandaj është detyrë e inspektorëve komunalë mbajtësve të rendit komunal qofshin të komunës ose të qytetit që të sanksionojnë qytetarët të cilët i hudhin mbeturinat në vendet e padukura, dihet ku duhet të hudhen mbeturinat. Higjiena komunale në çarshinë e vjetër të Shkupit e kryen shërbimin e vet dy herë brenda 24 orëve, një herë në mbrëmje dhe një herë në mëngjes largon mbeturinat që krijojnë të gjithë ata që jetojnë dhe veprojnë në çarshinë vjetër", deklaroi Rakip Doçi, drejtor i Higjienës Komunale.
Sipas Doçit, ndërmarja publike Higjiena Komunale nuk e ka për detyrë të mbledh mbeturinat nga vendet ku nuk duhet hudhur, por vetëm nga pikat ku janë të vendosura koshet e Higjienës Komunale. Melihate Rustemi
Comments