Moti i freskët, deri në fund të muajit

  • 9 years ago
Meteorologët parashikojnë një fundjave me një situate sinoptike te paqëndrueshme, reshje shiu, kthjellime herë pas here, por edhe temperatura më te ulëta krahasuar me ditët që lamë pas. Gjatë orëve të pasdites dhe gjatë ditës së nesërme paralajmërohen reshje të dobëta të shiut në pjesët veriore dhe perëndimore si dhe erë në gjithë territorin e vendit. E njëjta situate sipas meteorologëve do të na shoqërojë edhe javën që vjen, madje në fillim të saj, vlerat termike do të shënojnë një rënie të menjëhershme me 5 grade celcius.

"Sa u përket temperaturave, mund të thuhet se do të jenë relativisht të ulëta nga aspekti i asaj që pritnim për në fund të majit. Gjatë ditëve temperatura më të larta do të kemi të martën dhe të mërkurën që vjen, e më pas deri në fund të muajit, sërish do të kemi rënie të temperaturave", tha Kostadinka Arsovska , sinoptike.

Muaji maj sipas meteorologëve nga një parashikim i përgjithshëm, pritet të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërkohë qe temperaturat gjate gjithë këtij muaji me përjashtim te javës që lamë pas, kanë qenë nën mesataren, duke berë që maji te ketë qenë me i freskët krahasuar me vitet e mëparshme . Temperatura të ulëta janë paraqitur edhe në disa vende evropiane si Italia dhe Zvicra ku dje kishte reshje të borës. Sot atje temperaturat lëvizin deri në 10 gradë, ndërsa në Francë janë shënuar temperatura relativisht të ulëta deri në 6 gradë. Bojana Simonoviq

Recommended