Dita kombëtare e vajit të ullirit, Vlonjatët e bëjnë më të mirë

  • 9 years ago
TIRANE- 10 prodhues të vajit të ullirit ekstra të virgjër 100% shqiptar kanë marrë pjesë në konkursin, i cili organizohet për herë të 9 në vendin tonë. Të ardhur kryesisht nga qytete të Shqipërisë së mesme dhe jugut ata janë mbledhur në kryeqytet ne konkursin e organizuar nga shoqata e vajit të ullirit na bashkëpunim me klubin e shefave të guzhinës shqiptare. Pas ekspozimit të kampioneve të prodhimit, të pranishmit kanë vlerësuar me çmimin e parë vajin e ullirit të prodhur në qytetin e Vlorës. Cmimet e tjera u ndanë mes prodhuesve që vinin nga Tirana dhe Delvina. Sot ishte dita kombëtare e vajit të ullirit shqiptar. (sg/shqiptarja.com)

Recommended