"Ruby", kërcimtarja El-Mahroug gënjeu hetuesit

  • 9 years ago
ROME - Kërcimtarja, e akuzuar se ka kryer marrëdhënie me pagesë, gjatë kohës që ka qenë minorene, me ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, tha në seancën gjyqësore në Milano se ka gënjyer hetuesit në vitin 2010. Karima El-Mahroug tha se kishte sajuar detajet në lidhje me festimet erotike të organizuara në vilën e Berlusconi-t, gjatë kohës që ai ishte kryeministër. E njohur si "Rubi, hajdutja e zemrave", vajza tha në gjykatë se kishte gënjyer se kishte marrë 187 mijë euro nga Berlusconi, për të marrë pjesë në disa prej festave të tij dhe se kishte se kishte "sajuar" gjithçka, sa për show.

Recommended