TIRANE - Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vijon të shigjetojë sërish ish-aleatin e tij në qeverisje, kryemistrin e vendit, Sali Berisha. Ndërsa prezantoi Kejdi Mehmetajn si kandidaten e kësaj force politike për njësinë numër 10 në kryeqytet, Meta u shpreh se shqetësimi i vetëm i kryeministrit Berisha është si të mbajë karrigen, ndryshe nga Lëvizja Socialiste për Integrim që mendon si të vërë Shqipërinë në punë. Ndërkohë theksoi se është i papranueshëm funksionimi i KQZ-së, me katër anëtarë.
Comments