Autobusi merr flakë, vdesin 16 fëmijë në Pakistan

  • 9 years ago
GUJRAT- Fëmijët ishin të moshës ndërmjet 5 dhe 15 vjeç, dhe ishin vetëm disa kilometra nga shkolla e tyre në juglindje të kryeqytetit Islamabad, kur shpërtheu zjarri. Mësohet se edhe një mësues gjithashtu vdiq në flakët e zjarrit, ndërsa shoferi kishte mbijetuar dhe ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes. Raportet fillestare thanë se cilindri i gazit të autobusit kishte shpërthyer, por shefi i policisë lokale tha agjencisë së lajmeve "AFP" se nga hetimet e mëvonshme u rezultua se ajo u gjet e paprekur.

Recommended