Aministi Fiskale, Financat nuk janë gati të realizojnë një draft

  • 9 years ago
TIRANE - Zyrtarë të ministrisë së Financave kanë deklaruar dje se është praktikisht e pamundur të realizohet, në kohën që i ka mbetur Kuvendit në dispozicion, në fund të legjislaturës së tij, një amnisti fiskale, që mund të kryhet vetëm me miratim parlamentar, në formën e një ligji. Afati i mundshëm kohor për të realizuar një ligj të tillë do të ishte dita e hënë, më datë 27 maj, pas të cilit Kuvendi duhet të pushojë normalisht së funksionuari. Për një gjë të tillë, do të duhej më parë të merrej një vendim përkatës i Këshillit të Ministrave, që të miratonte projektligjin, ky i fundit të kalonte në komisionet parlamentare, por gjithshka bëhet e pamundur nga fakti se nuk ka asnjë draft të gatshëm nga Financat.

Recommended