Topi: KQZ e cunguar prelud i keq për zgjedhje të kontestuara

  • 9 years ago
TIRANE - Kreu i FRD-së thotë se KQZ e cunguar është një prelud i keq për zgjedhje të kontestuara.

Deklarata e Topit u bë pas takimit me përfaqësuesit e misionit të ODIHR. Sipas tij, funksionimi i cunguar i KQZ-së vë në dyshim mbrojtjen e interesave të qytetarëve që nuk përfaqësohen në pushtet.

"Unë nuk e di se kush do t'i mbrojë interesat e atyre qytetarëve të cilët nuk janë pjesë e pushtetit. Unë dëshiroj ta them me një shqetësim të madh që çështja e pushtetit sa vjen edhe del mbi ujë, duke parë jo vetëm shpenzimet marrëmendëse të këtyre fushatave paraelektorale që bëjnë diferencë me partitë e tjera, por nga ana tjetër, ajo që ndodh me njerëzit e administratës, me njerëzit që anghazhohen në partinë "Fryma e Re Demokratike", duke treguar që jo vetëm po dhunojnë ligjin për administratën, por nga ana tjetër tregojnë një panik të vërtetë për humbjen e terrenit elektoral dhe unë kam bindjen që asgjë nuk do ta ndalojë atë fluks të qytetarëve, atë tendencë të qytetarëve për ndryshimin e situatës. Kështu që shumë gjëra kemi diskutuar. Ne jemi inkurajues dhe konsideroj ODIHR-in, sidomos këtë mision që ka ardhur, shumë serioz, kemi diskutuar që do të jemi shumë konstruktiv në këtë lloj bashkëpunimi",-tha Topi.

Recommended