Ushtari i vrarë në Londër kishte luftuar në Afganistan, dy arreste

  • 9 years ago
LONDËR -- Ushtari britanik i masakruar në rrugët e Londrës nga dy të dyshuar fondamentalistë islamikë ishte babai i një familjeje dhe kishte qenë në Afganistan për të luftuar kundër talebanëve. E ka bërë të ditur sot Ministria britanike e Mbrotjes.

Scotland Yard ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të tjerë për ngjarjen: një burrë dhe një grua, të dy 29 vjeç, të cilët janë arrestuar për komplot në vrasje dhe janë vërejtur nga policia në një stacion në jug të qytetit.

Recommended