Nxënësit, protesta kundër testimit ekstern

  • 9 years ago
Ndërsa të tjerët pushuan me rastin e 24 Majit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Maqedonisë protestuan kundër testimit ekstern. Në Shkup, nga sheshi "Nënë Tereza" drejt Ministrisë së Arsimit nxënësit brohoritën "Stop testimit ekstern", "Më mirë ushtarë se të testohemi". Mes tjerash ata kërkuan që të gjithë nxënësit të bojkotojnë këtë testim për shkak se nuk është i nevojshëm dhe negativisht ndikon në suksesin përfundimtar të nxënësve.

"Nuk është reale për shkak se nxënësit duhet të testohen gjatë tërë vitit ....Ato lëndë për të cilat do të na testojnë do të hyjnë në mesataren tonë, kështu që ne kemi 12 lëndë ndërsa tani do të jenë 14, kjo nënkupton se mesatarja jonë do të ndahet në 14 lëndë".

"Ata na tregojnë tre ditë para se të mbahet vlerësimi ekstern, unë të hënën kam provimin e matematikës dhe kur ta përsëris të gjithë materialin."

"Nëse kanë nevojë me na testu edhe nxënësit edhe profesorët inspektorati shumë lehtë mundet me hy në secilën orë edhe me vërejt profesori sa është imir në shpjegim edhe nxënësi sa është i mir kur përgjigjet me nota" ..

"Ne jemi kundër për shkak asaj pse dikush me ardhë me na zbrit notën neve, jemi kundër për shkak se me një test munden me na humb krejt karrierën tonë, mendojmë se nuk është patjetër me bo test, kështu që më mir është me vazhdu kështu"..

Protesta të nxënësve kishte edhe në Tetovë. Edhe nxënësit tetovarë nuk pajtohen me mbajtjen e testit ekstern me arsyetimin se gjatë tërë vitit shkollor kanë pasur mungesë të librave.

"un jam Valon Zeqiri, këtu kemi ardhur per te protestuar kundër testeve ekstreme se mësimi in je viti nuk munde te vlerësohet për një ore"

"Ne duam ta pyesim Ministrinë e Arsimit ku janë librat, ne nuk kemi pasur libra dhe nëntë muaj jemi financuar nga xhepi jonë për derisa shkolla është e obligueshme të gjithë të kemi libra që na takojnë ne nuk kemi kushte për të bërë testim ekstern dhe duam që kjo të bie poshtë".

Mirëpo zv ministri i asrimit Safet Neziri nuk pajtohet me kërkesat e nxënësve duke i përkujtuar ata se testimi ekstern zbatohet me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim. Ai madje paralajmëroi nxënësit se pyetjet janë shumë të lehta dhe përfshijnë plan-programin që kanë mësuar gjatë këtij viti shkollor.

"Qëllimi i vlerësimit ekstern është ngritja e cilësisë së arsimit, e para. E dyta prej qëllimeve kryesore është një herë e përgjithmonë të eliminohen të gjitha dukuritë, shtypjet, presionet që bëhen ndaj arsimtarëve në dhënien e notave ndaj nxënësve . Një prej qëllimeve kryesore tjera është ajo që të krijohet një raport më i afërt, ai trekëndëshi pedagogjik arsimtarë, nxënës dhe prindër, por gjithashtu me vlerësimin ekstern neve dëshirojmë të kemi tregues real ne çfarë rruge duhet të vazhdojnë edhe më tutje reformat në sistemin arsimor në Maqedoni. Ato janë pikat kryesore për të cilat ne mendojmë se duhet të bëhet dhe të zbatohet vlerësimi ekstern", tha Safet Neziri, zv ministër i arsimit.

Protesta kundër testimit ekstern kishte edhe në qytetin e Kuma...

Recommended