Dialogu është çelës për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura qoftë në rrafshin fetar apo në atë politik. Kështu u shpreh kryeparlamentari Trajko Veljanovski, pas takimit që realizoi sot me Papën Francesko, në Vatikan. Gjatë takimit Papa ka çmuar dhe vlerësuar lartë kontributin dhe madhështinë e Nënë Terezës. Kryetari i Kuvendit Velajnovski tha se e ka ftuar Papën që ta vizitojë Maqedoninë.
"Ishte kënaqësi e imja të takoj Papën. Në një takim joformal ai për Maqedoninë tha shumë fjalë të mëdha. Dialogu për të ka domethënie të madhe, sepse siç tha ai vet Papa, problemet që ekzistojnë në Evropë dhe në botë mund të zgjidhen vetëm përmes rrugës së një dialogu. Dhe atë dialog ndërfetar, ndër qytetarë dhe dialogut ndër politik. Papa ka përshëndetur edhe dialogun ndërfetarë që kohë më parë u zhvillua në Maqedoni", deklaroi Trajko Veljanoski, kryetar i kuvendit.
Përfaqësuesi i KOM-it gjatë ceremonisë tek varri i Shën Kirilit dhe Metodis theksoi se është i pa pranueshëm diskriminimi në bazë të identitetit, gjuhës, kulturës dhe Kishës. Edhe përfaqësuesi i Kishës u shpreh se problemet mund te zgjidhen vetëm përmes dialogut.
"Të luftojmë kundër cfardolloj diskriminimi, posacerishte kunder asimilimit dhe mohimit te gjuhës, etnitetit, identitetit, kulturës dhe kishës. Ti zgjidhim problemet me keqkuptimet me dialog, dashuri dhe tolerancë dhe jo ,me urrejtje dhe hakmarrje", tha z. Petar, përfaqësues i KOM-it.
'Krahas delegacionit parlamentar te Kryesuar nga kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski, në ceremoninë e pritjes të organizuar nga Papa Francesko I morën pjesë edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike, Kishës Ortodokse Maqedonase, ministrisë së Kulturës dhe përfaqësues të Komisionit për marrëdhënie ndërfetare.
Nga Roma për televizionin Alsat, Bedri Rexhallari
Comments