Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Nga java e ardhshme skena politike do të ketë edhe një subjekt të ri politik me në krye kryetarin e komunës së Karposhit Stevço Jakimovski. Në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga drejt..." ai konfirmoi se javën që vjen do të shpallet iniciativa për partinë e re.Koncepti i partisë së re do të jetë para së gjithash qytetar dhe multietnik. Sipas tij ky koncept ka perspektivë, mundëson zhvillimin e proceseve demokratike si dhe artikulimin e kërkesave të qytetarëve me përbërje të ndryshme etnike dhe sociale.

"Javën që vjen do të shpallet iniciativa për partin politike, përkrahës të caktuar do të mblidhemi dhe nga ajo ditë këshilli iniciues do të veproj në drejtim të përgatitjes dhe formimit të partisë me mbledhjen e nënshkrimeve, kuvendi etj. ... Ajo do të jetë parti qytetare, multi-etike ku do të marrin pjesë qytetar nga të gjitha etnitetet. Vlerësoj se është mirë që të ulemi bashkë në një subjekt politik dhe çështjet e rëndësishme veçanërisht të natyrës multietnike i bisedojmë përkundër atij koncepti që një palë i bisedon ato çështje në taborin e vet e më pas të negociohet ku një fiton e një humb, por përkundrazi me një dialog brenda partiak të japim qëndrimet tona si do të jetojmë në Maqedoni", tha Stevço Jakimovski kryetar i komunës Karposh.

Jakimovski nuk përjashton mundësinë që të bashkëpunojë edhe me ish kryeministrin Vllado Buçkovski

"Me kolegun Vllado Buçkovski jemi miq të mirë, kemi qenë edhe koleg ministra, i kemi mbajtur kontaktet, kontaktojmë, bisedojmë edhe për ngjarjet politike, sigurisht edhe ai mendon për angazhim politik", deklaroi Stevço Jakimovski kryetar i komunës Karposh.

A mund t'ju shohim bashkë me të njëjtën parti?

"Ka mundësi për bashkëpunim me të gjitha partitë politike. Dëshirojmë ta formojmë këtë subjekt politik dhe t'i shohim platformat dhe nëse kemi interes të përbashkët dhe platformë të njëjte pse jo", u shpreh Stevço Jakimovski kryetar i komunës Karposh.

Jakimovski theksoi se nuk mendon që të kthehet në LSDM dhe se asnjëherë nuk do të pajtohet me liderin e kësaj partie Branko Cërvenkovski. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended