Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Funksionarët shqiptarë nuk po arrijnë dot të përmirësojnë përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në Institucione shtetërore. Rasti më specifik është përfaqësimi i shqiptarëve me vetëm 6% në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Edhe pse ky Institucion drejtohet nga kuadër shqiptar, konkretisht Xhemali Mehazi, tashmë një vit e gjysmë në Fondin për Sigurim Shëndetësor problemet me përfaqësimin e shqiptarëve mbeten të njëjta sikur edhe më parë. Vet drejtori i Fondit Mehazi tha se punësimet e para të shqiptarëve në këtë Institucion do të bëhen në fund të këtij viti.

"Së shpejti, jemi në procedurë për marrjen e 20 të punësuarve. Kjo do të ketë një dinamikë që, besojmë, në bazë të konkluzionit të Qeverisë, deri në fund të vitit të arrijë numri deri në 45 transfereve nga të punësuarit në MO të vinë të shpërndahen në njësitë rajonale dhe në qendrën e FSSH-së", tha Xhemali Mehazi.

Por, premtim të tillë Mehazi kishte dhënë edhe më 29 dhjetor të vitit 2011, para plot 17 muajve, kur morri drejtimin e këtij Institucioni.

"Do të përpiqemi që të implementojmë qëllimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, mes tjerash edhe sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në Fondin Shëndetësor", pati deklaruar Xhemali Mehazi më 29.12.2011.

Prioritet kryesor i drejtorit të Fondit Xhemali Mehazi që në fillim të mandatit të tij ka qenë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në këtë Institucion, por prioriteti i tij rezulton me vetëm 6 % përfaqësim të shqiptarëve. Për 17 muaj sa drejton Fondin e Sigurimit Shëndetësor, Mehazi nuk ka arritur që as ueb faqen e këtij Institucioni ta bëjë në gjuhën shqipe. Në vend që informatat e Fondit të publikohen edhe në gjuhën shqipe në ueb faqen zyrtare, të njëjtat publikohen vetëm në rrjetin social Facebook. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended