Arvizu: E hëna mundësi e mirë për konstituimin e KQZ-së

  • 9 years ago
TIRANE - Ambasadori i SHBA-së deklaron se mbledhja e sesionit parlamentar të hënën është një mundësi e mirë qoftë për 3 ligjet qoftë për rikonstituimin e KQZ-së. "Shpresojmë që të dyja palët të mund të përfitojnë nga avantazhi i kësaj mundësie"- tha Ambasadori Arvizu në një prononcim për median pas takimit me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. "Në fakt kjo është dita zyrate e fillimit të fushatës por ajo ka nisur. Kemi qenë shumë të qartë për pozicionin e SHBA për zgjedhjet dhe KQZ-në. Kam dëgjuar që do të zhvillohet një sesion të hënë dhe është një mundësi e mirë qoftë për tre ligjet qoftë për rikonstituimin e KQZ shpresojmë që të dyja palët të mund të përfitojnë nga avantazhi i kësaj mundësie"- ishte deklarata e Arvizusë pas pyetjes së gazetarëve nëse kishte ndonjë apel për t'i dhënë krerëve të partive politike sot në fillim të fushatës.

Recommended