Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Përfaqësimi i shqiptarëve me vetëm 6% në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore edhe njëherë aktualizon çështjen e ngecjes së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Institucione. Nëse deri tani përfaqësimi i komunitetit shqiptar ishte më i ulët në institucionet që drejtoheshin nga kuadër maqedonase, Fondi Shëndetësor është shembull se edhe disa prej drejtorëve shqiptarë nuk po tregojnë rezultate në këtë drejtim. Analisti Naser Zyberi i fajëson drejtpërdrejtë funksionarët shqiptarë në këto institucione.

"Edhe pse në institucionin konkret, në FSSH, atje ka dy drejtorë paralel, që do të thotë se drejtori shqiptar nuk vendos vet, por çdoherë vendimet e tija janë të lidhura edhe me pëlqimin dhe vendimin e drejtorit tjetër. Kuptohet që kjo nuk mund të arsyetohet. Situata duhet diametralisht të ndryshojë, edhe atë në mënyrë rapide dhe për kohë të shkurtë, përndryshe nuk mund të arsyetohet funksionimi i këtij institucione në këtë mënyrë, dhe nuk mund të arsyetohet funksionimi i këtij institucioni në këtë mënyrë, dhe nuk mund të arsyetohet bartja e një posti kaq të rëndësishëm nga një funksionarë i partisë politike në pushtet, në rastin konkret të BDI-së", tha Naser Zyberi, analist.

Xhemali Mehazi ka filluar drejtimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në dhjetor të vitit 2011. Që në marrjen e mandatit ai ka premtuar punësim të shqiptarëve në këtë Institucion për të përmbushur kështu obligimet e dala nga MO-së. Gati një vit e gjysmë pas marrjes së mandatit, Mehazi vetëm tani ka dhënë afat konkret për punësimet e para shqiptare në Fond, edhe atë në fund të këtij viti. Përveç përfaqësimit të dobët të shqiptarëve në Fondin Shëndetësor, Mehazi në 17 mujorin e kaluar si drejtor, ka dështuar të sigurojë edhe funksionimin e faqes së internetit të Fondit në gjuhën shqipe. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended